Imazhet tronditëse të luftëtarëve ISIS në burgjet siriane

12/02/2020 19:09

Disa foto të dala së fundmi në rrjet tregojnë mbi jetën e përditshme të më shumë se një mijë luftëtarëve të ISIS të mbyllur në burgjet e Sirisë.

Ata mbeten në burgjet e pista të veriperëndimit të vendit rreth një vit pas disfatës së Shtetit Islamik. Burra, gra e fëmijë që jetojnë në kamp thonë se jeta tyre është e bllokuar në paqartësi teksa kërkojnë të njohin fatin e tyre.

Forcat kurde të zonës janë mbushur me të burgosur vrasës të ISIS dhe po përpiqen të vendosin çfarë të bëjnë me ta.

Ata kanë mbajtur gjyqe për luftëtarët që vijnë nga 50 vende të ndryshme, teksa vende evropaine refuzojnë t’i marrin mbrapsht qytetarët e tyre që arrijnë në 10 000.

“Duam të dimë cili është fati ynë,” thotë Mahmoud Mohammad, luftëtar i ISIS nga Siria. i mbajtur në një burg të forcave kurde pranë qytetit Hasaka.
“Nuk dimë asgjë për familjet tona. nuk e dimë nëse janë gjallë apo vdekur, në Siri apo jashtë. dua të di dënimin dhe fatin tim”.
“Kam punuar me Shtetin Islamik si civil. Jam dënuar me 2 vjet,” said Abdurrahman Mustafa al-Jomaa, 32-year-vjeçar sirian nga Raqqa.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA