Takimi me Ramën, Kurti: Do avancojmë në përmasa që i kemi dashur, por nuk i kemi parë deri më tani

11/02/2020 11:11

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, pas kryeministrit të vendit, Edi Rama, fjalën e mori homologu i tij në Kosovë, Albin Kurti.

Kurti u shpreh se donte që në këtë dekadë të ketë bashkëpunim të fuqishëm Kosovë -Shqipëri, ato janë prioritet i njëra-tjetrës.

“Jam i gëzuar që jam këtu. Në Mitrovicë isha në fillim, e natyrisht i pari shtet duhet të ishte Shqipëria. Dua që në këtë dekada të kemi bashkëpunim të fuqishëm Kosovë -Shqipëri, ato janë prioritet i njëra-tjetrës. U dakorduam për një komision ndërshtetëror, me ministra e deputetë, që ato 77 marrëveshje të zbatohen, por dhe të shtohen. E falenderoj Shqipërinë për ndihmën ndaj Kosovës, në shekullin 21 të ecim bashkë shpejt, fuqishëm. Në aspektin ekonomik, sigurisë, politikë e jashtme, fusha ku do punojmë”, tha Kurti.

Më tej shtoi:

“Do ta dëshmojmë se do avancojmë me bashkëpunimin në fusha dhe përmasa që i kemi dashur, po nuk i kemi parë deri më tani.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA