Presidenti amerikan Donald Trump është regjistruar së fundmi duke sharë ish-kryebashkiakun e New York, Michael Bloomberg një “racist total” për mbështetjen ndaj politikave në ndalimit dhe kontrollit në komunitet minoritare dhe zezake të vendit.
Kjo është një çështje e vjetër për Bloomberg, i cili ka kërkuar falje për pikëpamjet e mëparshme, sidomos tani që kandidon për votat e minoriteteve amerikane në një listë të gjatë demokratësh të etur.
Akuza e racizmit është disi e çuditshme nga Trump pasi vetë ai vetë ka mbështetur politikat radikale kundër krimit dhe emigracionit, me të cilat ka fituar pikë të shumta presidenciale.
‘Mini-Mike di vetëm të bëjë goditje të shkurtra golfi. Shkop i shkurtër, forcë e madhe”, komantonte Trump pasi kishte fshirë komentin fillestar ku e quante racist.
Top Channel