Kreu i forcave ajrore: Satelitët rusë po ndjekin tanët në hapësirë

11/02/2020 18:37

Një dyshe satelitësh rusë kanë qenë në ndjekje të një sateliti amerikan në mënyrë “të pazakontë e të mbrapshtë” ankohej së fundmi kreu i forcës së re hapësinore të SHBA.

Komnetet e gjeneral John Raymond ishin konfrontimi i parë publik i nëj përfaqësuesi të forcës së sapokrijuar amerikane për sektorin gjithnjë e më kompetitiv të hapësirës.

Sipas të përditshmes amerikane Time komentet vijnë pas polemikave të SHBA për një satelit sekret spiun të Kremlinit, që po manovron nga afër dhe në mënyrë të dyshueshme me një satelit spiun amerikan.

“Sjellja e satelitit rus ka potencial për të krijuar një situatë të rrezikshme në hapësirë,” citohet të ketë thënë Raymond i cili shtoi se qeveria e SHBA ka shprehur shqetësimin e saj te pala ruse me anë të kanaleve diplomatike.

Ai tha më tej se manovrat e satelitëve rusë e kanë bërë futur vend në listën e kombeve që “po e kthejnë hapësirën në një sektor luftimi”.
“Në çdo fushë tjetër aktiviteti i tillë do të interpretohej si sjelle kërcënuese”, tha ai, duke iu referuar satelitit të fundit rus të inspektimit Kosmos-2542, i lëshuar në orbitë në nëntor.
Presidenti Donald Trump ka krijuar forcën ushtarake hapësinore të SHBA në dhjetor, me një buxhet fillestar $15.4 miliardë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA