Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim delegacionin e Komisionit të Venecias, të cilët i njohu me të gjitha argumentat e tij për rikthimin në Kuvend të së ashtuquajturës paketë “anti-shpifje”.

Presidenti Meta theksoi se “liria e shprehjes, liria e medias dhe e drejta e informimit, përveç se janë të drejta themelore kushtetuese, janë të lidhura ngushtë me parimin e ndërtimit dhe funksionimit të një shteti demokratik.

Pavarësia e pushtetit të medias është thelbi i funksionimit dhe mbarëvajtjes së shtetit të së drejtës. Nëse cenohet liria e shprehjes dhe e shtypit, dhe media vendoset nën kontroll politik, atëherë është cenuar dhe rendi i lirë dhe kushtetues, me pasoja direkte dhe shumë të rënda për të ardhmen europiane të Shqipërisë”, – u shpreh ndër të tjera Kreu i Shtetit.

Gjithashtu, Presidenti Meta theksoi se “çdo nisëm ligjore që cenon të drejtën e fjalës së lirë, nuk është gjë tjetër vetëm një shkelje e hapur e gjithë parimeve kushtetuese demokratike. Hyrja në fuqi e ndryshimeve ligjore të miratuara nga qeveria do të përkeqësonte besueshmërinë e Shqipërisë, si një vend demokratik dhe i shtetit të së drejtës, si dhe të cenonte drejtpërdrejt procesin e integrimit të shpejtë të vendit në Europën e Bashkuar”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA