Albin Kurti nis detyrën nga Shqipëria, sot në Tiranë për herë të parë si kryeministër i Kosovës

11/02/2020 08:24

Kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti, ditën e sotme do të vizitojë Tiranën për herë të parë në postin e kryeministrit.

Pritet që Kurti në Tiranë të zhvillojë takime me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve shtetërore. Nga axhenda e takimeve që do të zhvillojë Kurti në Tiranë, shihet se kryeministri i Kosovës do të pritet nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Pas takimit në kryeministri mësohet se dy homologët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Më tej Kryeministri Albin Kurti do të vazhdojnë takimet e tij me Presidentin e Republikës Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj.

Sipas axhendës Kurti do të zhvillojë edhe një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha në selinë e PD.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA