Gazetari Muhamed Veliu një lidhje live për emisionin Open ka sjellë të dhëna të reja nga ndalimi i Vladimir Gjutës.
Duke iu referuar burime nga garda Muhamed Veliu tha se në momentin kur oficerët e gardës i janë afruar e kanë pyetur nëse ai ishte oficer policie.
Jo, është përgjigjur Gjuta.
Një oficer i gardës i ka kërkuar të hapë çantën dhe aty është parë arma tip pistoletë.
Kaq ka mjaftuar për ta shtrirë në tokë duke e neutralizuar.
Deri më tani theksoi gazetari Veliu, kryeministria dhe policia e shtetit nuk kanë dhënë detaje për ngjarjen pasi pritet përfundimi hetimeve.
Gazetari Muhamed Veliu ka rrëfyer një nga rastet kur ai si gazetar ka përjetuar cënimin e sigurisë së një zyrtari të lartë, marrë shkas nga ngjarja e ditës së sotme, kur Vladimir Gjuta u kap me 100 mijë euro, me një armë zjarri pranë selisë së Partisë Socialiste. Veliu u ndal tek një histori e disa viteve më parë, kur në Bulqizë kryeministri Edi Rama ndryshoi itinerarin.
“Kam shkuar në Bulqizë për të mbuluar aktivitetin. Rama do të vinte me makinë, në fund u ndryshua mënyra e ardhjes sepse Rama erdhi me helikopter të kuq. Na u tha për arsye sigurie, por asnjëherë se morëm vesh nëse kishte një kërcënim real. Fakti që një person i armatosur ndodhet 50-60 metra larg selisë së PS ku ndodhej kryeministri Edi Rama është alarmante për Policinë e Shtetit, u interesova në Polici dhe kryeministri për një reagim zyrtar. Nëse ngjarja do të kishte ndodhur në një vend tjetër do të kishim një qëndrim zyrtar sepse bëhet fjalë për kryeministrin e vendit.”-tha Veliu.
Top Channel