Sfidon SHBA-në/ Irani lëshon satelit në hapësirë

09/02/2020 17:16

Një ministër i qeverisë iraniane ka njoftuar se Irani do të lëshojë një satelit në 9 shkurt, në kuadër të  një programi të cilin Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë pjesë të zhvillimeve bërthamore. Një ditë më parë u raportua se lansimi do të shtyhej për një kohë të pacaktuar.

Por, Ministri i Informimit dhe Komunikimit Mohammad Javad Ayari-Jahromi, tha mëngjesin e së dielës se “Sateliti Zafar do të vendoset në orbitë më shpejtësi prej 7,400 kilometrash. “Fillon numërimi së prapthi për lëshimin e satelitit Zafar. Në emër të Zotit”, tha Jahromi në Twitter. Të paktën dy lëshime satelitësh iranianë patën dështuar vitin e kaluar.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë vendosur presion maksimal ndaj Iranit që nga koha e tërheqjes nga marrëveshja bërthamore në 2018, këmbëngulin se programi satelitor i Tehranit është pjesë e zhvillimeve të raketave balistike.

Irani i ka kundërshtuar këto akuza.  Një ditë më parë, lideri suprem Ayatollah Ali Khamenei bëri thirrje për të forcuar mbrojtjen e Iranit “për t’i dhënë fund kërcënimeve dhe të pengojë luftërat”. Ndërkaq, presidenti amerikan Donald Trump, kishte urdhëruar muajin e kaluar dy sulme ndaj zyrtarëve të lartë ushtarakë iranianë. Në njërin nga sulmet ajrore afër aeroportit ndërkombëtar të Bagdadit, u vra gjeneral-major Qasem Soleimani, lideri i forcave elite Quds.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA