Dy motrat Renell dhe Tere, si dhe nëna e tyre Huhana nuk po u besonin dot veshëve kur stafi i kompanisë “Thai Airways”, pasi i mati, u tha se ishin shumë të mëdha për të qëndruar në sediljet e “business class”.
Ndonëse kanë kaluar muaj nga kjo eksperiencë, 59-vjeçarja Huhana shprehet se ende i ka mbetur një shije e keqe nga ajo ngjarje.
”Ata erdhën drejt nesh dhe bërtisnin “shumë e madhe, shumë e madhe. Shumë njerëz që qëndronin në radhë në check-in na shihnin teksa na masnin me metër. Ishte shumë poshtëruese sesi na trajtuan. Nuk i mbajta dot lotët”, u shpreh nëna e dy vajzave.
Punonjësja sociale Huhana, deklaron se nuk do të fluturojë më deri sa të humbasë peshë, për të shmangur një tjetër eksperiencë të ngjashme.
Top Channel