Karnavalet Venecia/ Parada e varkave mahnit publikun

09/02/2020 17:18

Dita e dytë e karnavaleve të Venecias u çel me një parade të mrekullueshme në ujë, kushtuar të gjithë banorëve por edhe turistëve që vizitojnë në këtë periudhë të vitit qytetin e mrekullueshëm lagunë të Italisë.

Kortezhi ujor u nis në orën 11 të paradites nga ajo që njihet si  Punta della Dogana e lëvizi përgjatë Canal Grande për të mbërritur në pikën popullore të Rio di Cannaregio, ku publiku priste plot kureshtje spektaklin e tij.

Afrimin  e varkave e shoqëronte në tokë një event i rëndësishëm gastronomik, në të cilin u ofruan dhe specialitetet të zonës, përfshirë ëmbëlsirat tradicionale të karnavaleve atje, Le Fritole. Mbërritja e  paradës u plotësua nga muzika dhe animacionet. I gjithë show ishte falas për admiruesit. Karnavalet e Venecias janë të famshme në mbarë botën sidomos për maskat e tyre. Llogaritet se gjatë këtij kremtimi të rëndësishëm, qyteti mbushet nga gati 3 milionë vizitorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA