Agjencitë Federale të Shëndetit dhe ekspertët e sëmundjes infektive thonë se virusi nuk jeton gjatë në pakot e porositura online nga Kina.
Ata shpjegojnë se virusi ka më të ngjarë të shpërndahet në kontakte të drejta me njerëz sesa nëpërmjet në pakoje, sipas Daily Mail.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) shpjegojnë në faqen e internetit se nuk ka shumë të ngjarë të kontraktoni koronavirusin nga një sipërfaqe.
Ndërsa një person mund të bartë virusin për ditë – apo edhe javë – viruset nuk jetojnë gjatë jashtë trupit.
Kjo do të thotë që nëse virusi gjendet në një sipërfaqe, jetëgjatësia është ‘në intervalin e orëve’, sipas CDC.
Për më tepër, doktoresha Elizabeth McGraw, drejtoreshë e Qendrës për Dinamikë të Sëmundjeve Infektive në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë thotë se një kuti kartoni nuk është terreni më i mirë për virusë.
“Ajo që dimë në lidhje me këto viruse është se ato nuk zgjasin shumë në sipërfaqe të ngurta, e sidomos në sipërfaqe shumë poroze siç është kartoni”, tha ajo për NPR.
Ekspertët e shëndetit rekomandojnë të merrni masa paraprake duke larë duart me sapun dhe ujë të ngrohtë, si dhe të kolliteni apo teshtini në bërryl, për të parandaluar përhapjen e mikrobeve.
Top Channel