Një ushtar tajlandez, i akuzuar për vrasjen e më shumë se 26 njerëzve dhe plagosjen e 57 të tjerëve si pasojë e një sulmi me armë në një qendër tregtare të mbushur me njerëz është qëlluar për vdekje nga policia.
Lajmi u bë me dijeni mëngjesin e sotëm, nga vetë kryeministri i Tajlandës Prayut Chan-o-cha. Sipas zyrtarëve, ushtari u qëllua për vdekje rreth orës 9 të mëngjesit me orën lokale.
Agresori nisi të qëllonte me armë fillimisht në një territor ushtarak për të vijuar më pas me qendrën tregtare “Terminal 21” në provincën verilindore Nakhon Ratchasima të Tajlandës, e njohur si Korat.
Ende nuk dihet me saktësi shkaku që shtyu ushtarin drejt aktit në fjalë. Sipas zëdhënësit Tantravanich, incidenti filloi pasi personi i armatosur u grind me zyrtarin e tij të lartë dhe përfundoi duke e qëlluar dhe vrarë atë.
Më pas ai mori armën e eprorit dhe nisi të qëllonte kolegët e tij. Ushtari vodhi disaarmë, duke përfshirë të paktën një mitraloz, dhe një Humvee ushtarak e më tej shkoi në qendrën tregtare.
Top Channel