Britania pritet të goditet nga erëra me fuqi 150 km/h gjatë asaj qe sipas metereologëve do të jetë stuhia më e fuqishme në vend prej gati një dekade.
Me qindra fluturime janë anuluar, sipas “The Sun”, teksa stuhia Ciara po afrohet duke nxitur deri dhe paralajmërimet e ekspertëve për tornado.
“Bomba e motit” ka shkaktuar tashmë një kaos të udhëtimit me gati 200 fluturime të brendshme e të jashtme të pezulluara si dhe me vonesa. Në vend priten reshje të dendura shiu dhe erëra me fuqi uragani.
Frika nga objektet që mund të vërtisë era në ajër dhe dallgët e larta janë bërë shkas që autoritetet të lëshojnë dhe paralajmërime për një rrezik të mundshëm për jetën e qytetarëve. Probleme fluturimesh pritet të ketë në aeroportet e Heathrow-t e Gatwick-ut, e situata të ngjashme priten edhe në Glasgow, Manchester dhe Liverpool airports.
Dhe avionët nuk janë të vetmit që do të preken nga stuhia, pasi ngërce priten edhe nëpër rrugë, tragete e trena. Por ndërkohë, sipas “The Sun”, erërat e forta e kanë përmirësuar udhëtimin në një drejtim: një avion i British Airways arriti të fluturonte përmes Atlantikut brenda më pak se pesë orëve. Avioni i BA e përshkroi distancën nga Nju Jorku në Londër për 4 orë e 57 minuta.
Top Channel