Dy të rinj janë vënë në prangat e policisë në Dibër për shkak se janë kapur me kanabis. Të arrestuarit janë A.D., 20 vjeç, banues në Bulqizë dhe B.Z., 18 vjeç, banues në Maqellarë.
Këto dy persona u arrestuan pranë vendit të quajtur “Ura e Sebinit” në Shupenzë. Këto dy persona do të përballen me akuzat përkatës për posedimin e kanabisit.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, se dy të rinj mund të merren me shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla, specialistët për hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, organizuan punën, duke ushtruar kontroll ku në vendin e quajtur “Ura e Sebinit”, Shupenzë, u gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale disa doza të vogla me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore , u arrestuan në flagrancë shtetasit:
A.D., 20 vjeç, banues në Bulqizë,
B.Z., 18 vjeç, banues në Maqellarë.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.
Top Channel