
Erion Llapushi dhe Artemisa Preçi ishin vetëm 6 vjeç kur do të merrnin në dorë për herë të parë violinën ndërsa gishtat e vegjël ende do të dridheshin para instrumentit të vështirë.
Sot, instrumenti qëndron i sigurtë në duart e tyre ende të vogla, por i lëkundur para ëndrrave të mëdha.
Shkolla artistike “Onufri” në Elbasan në historikun e saj ka nxjerrë artistë të mëdhenj që sot shkëlqejnë në skenat shqiptare dhe jo vetëm, dhe kjo falë punës këmbëngulëse dhe padyshim pasionit të gjithë secilit.
Tingujt mbushin koridoret e kësaj shkolle, një herë të saktë e ndonjëherë të gabuar, por gjithmonë të vërtetë. Këtu s’ka efekte kompjuterike, këtu ka vogëlushë që studiojnë më orë të tëra çdo ditë derisa gishtat e tyre të rriten dhe instrumenti t’i dorëzohet ëndrrës./Bruna Kercuku/
Top Channel