Ka përfunduar në tragjedi për 44 vjeçarin Italian Gian Marco Lorito ai që nuk ishte veçse një gabim i thjeshtë.
24 janarin e vitit 2018, polici nga Brescia kishte parkuar motorin në një vend të rezervuar invalidëve teksa po nxitonte të ndiqte bashkë më disa kolegë nje kurs pas-universitar.
Aty filloi dhe makthi i tij. Për të denoncuar këtë shkelje, presidenti i shoqatës lokale të invalidëve, Giovanni Manzoni, i bëri një foto dhe e publikoi në rrjetet sociale.
Brenda një kohe të shkurtër, fotoja bëri xhiron e web-it, duke tërhequr deri edhe vëmendjen e gazetave vendase.
Polici i dërgoi një letër Manzonit ku kërkonte ndjesë e ofronte një kontribut prej 100 eurosh. Por reagimi i shpejtë i tij nuk mjaftoi për të frenuar fluksin e mesazheve tallëse.
Në fund, efektivi nuk e duroi dot situatën dhe një ditë më parë, vrau veten me armën e shërbimit. Tani, makthi ka filluar për Manzonin i cili po sulmohet për faktin që shpërndau foton online, ndërsa ka marrë së fundi, edhe kërcënime.
Top Channel