Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka dalë në një konferencë ku ka folur për pasojat e tërmetit në ekonomi.
“ Ekonomia u godit nga tërmeti, por nuk u dëmtua trendi i zhvillimit. Ritmi i rritjes ekonomike pritet të përshpejtohet në afatin e mesëm. Niveli aktual i stimulit monetar vijon të mbetet i përshtatshëm. Analizat treguan se tërmeti pati një ndikim negativ në rritjen ekonomike.
BSH vlerëson se tërmeti nuk ka dëmtuar bazat afatmesme të zhvillimit të vendit. BSH gjykon se efekti i tërmetit në ekonomi pritet të jetë i përqendruar në 2020. Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit në 1.00%. Stabiliteti i çmimeve do kërkojë ruajtjen e kahut stimulues të politikës monetare”, tha Sejko.
Top Channel