25/11 11:26
Autoritetet indoneziane po hetojnë ngordhjen e rreth 880 derrave në Bali për të përcaktuar nëse kafshët ishin prekur nga ethet afrikane (ASF), tha sot drejtori i Ministrisë së Bujqësisë Fajar Sumping, Tumpur Rasa.
Derrat ngordhën midis dhjetorit dhe janarit, transmeton KosovaPress.
Më shumë se 43,000 derra kanë ngordhur në provincën Sumatra të Veriut në Indonezi, duke detyruar qeverinë të izolojë zonat e prekura, por asnjë shpërthim në Bali nuk është konfirmuar.
“Ne po punojmë për të ndaluar ngordhjen e derrave duke përdorur standardet e funksionimit për sëmundje infektive te kafshët si ASF dhe kolera e derrave, ndërsa përcaktojmë nëse shkaku ishte ASF apo diçka tjetër”, tha Rasa për Reuters.
Top Channel