Hyri me dhunë në konvikt/ Veliaj mesazh Bashës: Mos u bëj si lac rrugësh, në 4 vite s’bëre asgjë për studentët

05/02/2020 18:48

Kryetari i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj e ka cilësuar nje sjellje të padenjë atë të kreut të opozitës, Lulzim Basha, i cili u fut dje me forcë në Godinën nr.4 te Qytetit Studenti, se bashku me 4 te rinj jo studentë, duke dhunuar edhe recepsionisten.

Ndonëse rregullorja e përcakton qartë se një person mund të futet brenda vetëm me autorizim të posaçëm, kreu i PD u fut brenda konviktit të studentëve pa leje.

Veliaj e krahasoi sjelljen e kreut të PD-se të ngjashme me atë të një laci që nuk njeh shtet apo ligj. “Për çfarë futesh me dhunë në konvikt? E para e punës, jo, s’ke të drejtë, se po ashtu i bie që çdo lac, çdo rrugaç, çdo trafikant, të futet dhe shkon te secila dhomë gocash, për qefin e vet. “Unë jam lideri i opozitës”. E çfarë pastaj? Po kur vjen laci i radhës edhe futet nëpër konvikte, domethënë një njeri që nuk njeh autoritetin e shkollës, zihet me pastrueset e konvikteve, edhe me recepsionistën. Kush është student dhe ka qenë në konvikte e di fare mirë se ai rregull është vendosur për të ruajtur integritetin sidomos në vajzave në ato konvikte”, tha Veliaj.

Në fjalën e tij para anëtarëve të Këshillit Bashkiak, Veliaj theksoi se për sa kohë që Basha ishte në krye të Bashkisë së Tiranës, nuk rikonstruktoi asnjë konvikt dhe nuk bëri asgjë për të përmirësuar cilësinë e studentëve. “Pyetja është: Kishe 4 vite si nuk bëre një konvikt? Nuk i kemi bërë të gjitha, po 22 i kemi bërë. 4 që kanë mbetur ishte premtim i mbajtur, i kancelares Merkel kur erdhi dhe takoi kryeministrin Rama, dhe i tha do bëj 4 konvikte te Inxhinieria, që i ka bërë KfV-ja, ka dhe 4 tek Qyteti Studenti. Po të futet Bashkia dhe t’i bëjë vjen figuranti që kishte te video e KLSH-së dhe thotë a ke shkelur, këto do t’i bëjë KfV-ja, pse po i bën Bashia, harxhon dy herë lekë. Pavarësisht se ne i bëjmë me donacion. Vajtëm i bëmë donacinonet, thanë kush janë këta donatorë që bëjnë konvikte. Keq kur i bëjmë konviktet, keq kur nuk i bëjmë. Tani keq kur i bëjmë me para të taksapaguesve, keq kur i themi dikujt tani po ke marrë një punë në bashki, shko bëj një konvikt, një kopsht, një çerdhe, siç shumë prej jush jeni angazhuar në sponsorizimin qoftë të shtëpive për tërmetin, që një pjesë e madhe e juaja kanë pasur një preokupim të veçantë”, tha Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA