Zonja e Parë në Lesotho akuzohet se vrau ish gruan e burrit

04/02/2020 18:35

Gruaja e kryeministrit të Lesotho do të akuzohet për vrasjen e gruas së tij të mëparshme.

Zonja e Parë Maesaiah Thabane u dorëzua për t’u marrë në pyetje nga policia në mbretërinë malore të Afrikës Jugore.

Kryeministri Thomas Thabane është marrë në pyetje për vrasjen gjithashtu.

Ish-gruaja e tij, Lipolelo Thabane, u qëllua për vdekje para shtëpisë së saj në kryeqytetin Maseru dy ditë para inaugurimit të tij në 2017.

Theifti ishin përfshirë në procese divorci në atë kohë.

Për sulmin fillimisht u fajësuan njerëz të armatosur të panjohur, por dokumentet e fundit gjyqësore të paraqitura nga komisari i policisë së vendit, Holomo Molibeli, kanë ngritur pyetje të mëtejshme.

Një urdhër-arresti u dha për 42-vjeçaren Maesaiah Thabane më 10 janar pasi ajo u zhduk.

Ajo u rikthye në atdhe ditën e sotme pas një marrëveshje me Afrikën e Jugut, ku edhe ishte arratisur.

Komisioneri i policisë Holomo Molibeli i tha BBC-së se ajo po mbahej në arrest dhe do të akuzohej zyrtarisht në gjykatë të Mërkurën.

Tetë persona  të tjerë në Lesotho dhe Afrikën e Jugut gjithashtu thuhet se po përballen me akuza për vrasjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA