Tragjike në Rusi/ Avioni ushtarak përplaset me një shkëmb dhe rrëzohet, humbin jetën 29 persona YouTube njoftoi se do të heqë videot që lidhen me zgjedhjet dhe që janë “të manipuluara” me qëllimin të mashtrojnë votuesit.
Ky hap është pjesë e përpjekjeve të kompanisë për të frenuar dezinformimin në internet. Firma në pronësi të Google, tha se duke ndërmarrë masa të tilla po përpiqet të bëhet një “burim më i besueshëm” lajmesh dhe të nxisë një “debat të shëndetshëm politik”.
Leslie Miller, zëvendëspresidente e YouTube për çështjet e qeverisjes dhe politikës publike, sqaroi në një postim në blogun e saj se standardet e YouTube ndalojnë “përmbajtjen e manipuluar teknikisht në një mënyrë që mashtron përdoruesit … dhe mund të përbëjë një rrezik apo dëm serioz.”
Praktika e re ndalon përmbajtjen që synon të mashtrojë njerëzit në lidhje me votimin ose proceset e regjistrimit.
Masat e fundit vijnë në klimën e shqetësimit në rritje për të ashtuquajturat video “deepfake” të ndryshuara duke përdorur inteligjencën artificiale, e cila mund të krijojë ngjarje me pamje të besueshme, por edhe falsifikime “të cekëta” që përdorin teknika të thjeshta për të mashtruar shikuesit.
Top Channel