Telekom Albania i ka besuar gjigantit Ericsson modernizimin e rrjetit të transmetimit.
Projekti do realizohet për 5 vite dhe marrëveshja vjen nën konceptin “One Vision” dhe do jetë një prej investimeve që Telekom Albania planifikon për rrjetin dhe teknologjinë e informacionit.
Telekom ndërmerr transformimin e thellë teknologjik, dhe operacional të Telekom Albanian duke e mbështetur këtë projekt me një investim prej 170 milionë euro. Bashkëpunimi me Erikson është rrënjësor në këtë proces transformues.
Erikson do të rrisë kapacitetet e Telekom Albania në klasën GIGABIT LTE, duke u përgatitur për teknologjinë 5G përmes pajisjeve të reja të transmetimit Erikson.
“Ne besojmë se rinovimi i plotë i rrjetit dhe modernizimi i tij është mënyra e duhur për ta filluar këtë udhëtim. Ne synojmë t’i sigurojmë një përvojë superiore klientit. Eksperienca ndërkombëtare e Erikson na bën të besojmë se projekti do të finalizohet në kohë me cilësi absolute”, thotë Georgakiev Drejtor Ekzekutiv i Telekom Albania.
Ky bashkëpunim pritet të sjell ndikim të madh në nivel kombëtar por edhe ndërmjet bizneseve.
Top Channel