Popullsia e Turqisë në vitin 2019 u rrit me 1 milion e 151 mijë e 115 banorë krahasuar me vitin 2018 dhe arriti në 83 milionë e 154 mijë e 997 banorë.
Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK-TurkStat) shpalli rezultatet e “Sistemit të regjistrimit të popullsisë bazuar në adresën e banimit” për vitin 2019.
Sipas rezultateve në fjalë popullsia e Turqisë, e cila në vitin 2018 kishte arritur në 82 milionë e 3 mijë e 882 banorë vitin e kaluar [2019], u rrit me 1 milion e 151 mijë e 115 persona dhe arriti në 83 milionë e 154 mijë e 997 banorë.
Raporti i meshkujve është 50,2% (ose 41 milionë e 721 mijë e 136), ndërsa raporti i femrave është 49,8% (ose 41 milionë e 433 mijë e 861).
Ndërkaq raporti i popullsisë urbane nga 92,3% (i popullsisë së përgjithshme) që ka qenë në vitin 2018, në vitin 2019 është rritur në 92,8%. Kurse raporti i popullsisë rurale (qyteza dhe fshatra) është 7,2%.
Top Channel