Numri i nxënësve të pastrehë në SHBA është në rritje, ndërkohë që ka thyer edhe një rekord duke shënuar numrin më të lartë të tyre në më shumë se një dekadë.
Të dhënat janë bërë publike nga një studim i ri në Amerikë, ku thuhet se rreth 1.5 milion nxënës të pastrehë në Amerikë jetojnë ose me familjet e tyre ose me miqtë.
Ndërkohë që ka edhe nga ata që jetojnë në kushte më të mjerueshme, 7% e nxënësve të marrë në studim rezultojnë të kenë jetuar në ndërtesa ose makina të braktisura. Raporti është botuar nga Qendra kombëtare për Edukimin e të pastrehëve.
Mungesa e strehimit tek këta persona shkaktohet nga pasiguria në punë qiratë e papërballueshme, dhuna në familje apo probleme të tjera financiare.
Të jetosh pa një adresë fikse ka një ndikim serioz në edukimin dhe shëndetin e fëmijëve.
Më pak se një e treta e nxënësve të pastrehë ishin në gjendje të lexonin si duhet, por kishte edhe nga ata që shfaqën probleme në shkencat ekzakte.
Të dhënat më të fundit u regjistruan në 2017-18 dhe ishin më shumë se dyfishi i afro 680,000 studentëve të pastrehë të raportuar në 2004-05,” tha drejtori i Qendrës Kombëtare për Edukim për të pastrehët për New York Times.
Top Channel