Tregu i tabletëve vazhdon të humbasë terren, pasi viti 2019 rezultoi me dërgesa në rënie prej 1,5 për qind duke ngelur në kuotën e 144 milionë njësive.

Të dhënat paraprake të analistëve nxjerrin në pah performancën e mirë të kompanisë ‘Apple’ që ka dyfishuar shitjet.

Vitin e kaluar kompania e Cupertinos tregtoi 49,9 milionë iPads, një rritje prej 15,2%.

‘Apple’ konfirmoi vendin e parë duke mbajtur mbi një të tretën e tregut botëror me 34,6%.

Në vendin e dytë renditet ‘Samsung’-u, që në vitin 2019 arriti të shiste 21,7 milionë tablete, i barabartë me 7,2% të tregut, ndërsa i treti është gjiganti kinez ‘Huawei’, me shitje prej 14,1 milionë njësish.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA