23/12 22:18
Në Iowa pas zgjedhjeve ka filluar kaosi për shkak të vonesave për daljen e rezultateve.
Zgjedhjet bëhen nga Demokratët në Iowa për të zbuluar se cili do të jetë përballë Donald Trump në garën për president. Por çdo gjë doli jashtë parashikimeve.
Ka vonesa të konsiderueshme në shpalljen e rezultateve. Partia Demokratike e Iowa-s thotë se vonesa është thjesht për shkak të një çështje raportimi. Raportohet se në të gjithë shtetin ka pasur probleme me aplikacionin e raportimit dhe nuk dihet kur do të dalin rezultatet.
Joe Biden, i cili është një nga më të preferuarut në Iowa, është kandidati i parë që e dënoi vonesën, duke thënë se ka të meta të konsiderueshme me sistemin e raportimit.
Top Channel