Pesëdhjetë përqind e 10-vjeçarëve në Mbretërinë e Bashkuar zotërojnë një smartphone sipas një raporti të rregullatorit mediatik Ofcom.
Numri i pronarëve të rinj të telefonave inteligjente rezulton të jetë dyfishuar në grupmoshat 9 dhe 10 vjeç, një fenomen të cilin Ofcom e cilësoi si “epoka e pavarësisë digjitale”. Për më tepër, edhe 24% e fëmijëve 3 dhe 4 vjeç kishin tabletën e tyre, ndërsa 15% lejohen që ta marrin me vete në shtrat.
Raporti vjetor i Ofcom verifikon zakonet e kësaj natyre të fëmijëve dhe llojet e pajisjeve që ata përdorin. Studimi i vitit 2019 u bazua në më shumë se 3,200 intervista me fëmijë dhe prindër në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
“Telefoni celular është pajisja e parë që prindërit zgjedhin për fëmijët”, tha Yih-Choung Teh, drejtor i strategjisë dhe grupit kërkimor në Ofcom, që shton se për një pjesë të këtyre fëmijëve, që kurrë nuk kanë njohur një botë pa internet, në shumë aspekte nuk e bëjnë dallimin me atë reale”.
Raporti gjithashtu zbuloi se një numër gjithmonë e më i madh fëmijësh më të rritur po përdorin media sociale për të shprehur mbështetjen e tyre për kauza dhe organizata sociale, me 18% prej tyre që kishin ndarë ose komentuar në një postim, dhe një në dhjetë të tjerë kishte nënshkruar një peticion në internet.
Top Channel