Bien së shpejti akuzat ndaj motrave që vranë babanë abuzues

04/02/2020 20:31

Prokurorët kanë urdhëruar hetime për tërheqjen e akuzave ndaj tre motrave në Rusi që vranë babanë e tyre abuziv, në një çështje që ka ndarë shoqërinë vendase në dy pole të kundërta.

Hetuesit thanë muajin e kaluar se kishin në plan të akuzonin Krestina, Angelina e Maria Khachaturyan për vrasje me paramendim, që mund të dënohet deri me 20 vjet burg.

Motrat Khachaturyan pranuan vrasjen e babait të tyre në 2018 pasi prej vitesh i kishte bërë objekt abuzimesh fizike, mendore e seksuale.

Por kryeprokurori i Rusisë refuzoi aprovimin e padisë ndaj Khachaturyan pasi hetuesit nuk kishin marrë parasysh abuzimin e pësuar prej tyre.

“Kjo sinjalizon fundin e ndjekjes penale” tha avokati i motrave Khachaturyan Alexei Parshin.

Ndërkohë mbështetësit e lirisë së motrave Khachaturyan fajësojnë sistemin e drejtësisë që bën një sy qorr ndaj dhunës shtëpiake, kurse kritikët e tyre i konsiderojnë vrasëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA