Aksidenti që i ndryshoi jetën/ Burri i verbër i pretendon se iu rikthye shikimi pasi u përplas nga një makinë

04/02/2020 21:25

Një burrë që ishte i verbër për më shumë se 20 vjet, raportohet se ka rifituar shikimin pasi u godit nga një makinë, teksa ishte duke ecur në vijat e bardha. Janusz Goraj thotë se arriti të shihte si duhet dy javë pas aksidentit. Goraj, nga Gorzow wielkopoliski i Polonisë, humbi shikimin në një moshë fare të re si pasojë e një reaksioni alergjik, shkruajnë mediat e huaja.

Ai fillimisht dëmtoi retinën në syrin e tij të djathtë ndërsa me anë të syrit tjetër, ai mundte të shikonte vetëm forma dhe dritë. Edhe pse aksidenti që ai u përfshi ndodhi në vitin 2018, Goraj u intervistua së fundmi nga media polake “Polsat News”, ku tha se shikimi i tij ka qenë i përsosur në të gjithë kohën pas aksidentit të pësuar.

Ai tha: “Unë rashë në kapakun e makinës që më aksidentoi, godita kokën dhe më pas rrëshqita dhe rashë në rrugë.” Jansuz u dërgua në spitalin e Pavarur Provincial Publik për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për të kuruar plagët e marra si pasojë e aksidentit.

Zëdhënësja e Spitalit ku u kurua Goraj, Agnieszka Wisknieëska u shpreh për mediat lokale:”Në një moshë të caktuar thyerje të tilla nuk kurohen me lehtësi, kështu që ai(i referohet Janusz Goraj)  u detyrua të shtrohej në spital. Plagët e Janusz u shëruan mjaft shpejt, por mjekët mbetën të shokuar, kur burrit iu rikthye shikimi. Tashmë, Jansuz Gorja i cili punon si roje sigurie pranë spitalit ku u trajtua, nuk ka nevojë për syzet e tij të vjetra, pasi shikimi i tij është rikthyer i plotë sikurse dhe në fëmijëri.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA