Gjashtë ushtarë turq janë vrarë dhe nëntë janë plagosur në bombardimet nga forcat e qeverisë siriane në provincën Idlibin veriperëndimor të Sirisë, tha Turqia.
Gjithashtu Erdogan u shpreh se në një kundërsulm hakmarrës janë vrarë 35 ushtar sirian. Mediat e Sirisë thanë se nuk pati viktima.
“Të dhënat fillestare flasin për 30 deri në 35 sirianë të vrarë”, deklaroi kreu i shtetit turk. Erdogan i bëri thirrje Rusisë – aleates kryesore të Damaskut – që të mos përfshihet në këtë hakmarrje të trupave turke kundër atyre siriane.
“Dua t’iu them në veçanti autoriteteve ruse se problemi ynë këtu nuk jeni ju, por regjimi sirian. Mos na e zini rrugën”, shprehet Erdogan.
Qindra mijëra njerëz janë zhvendosur drejt kufirit me Turqinë, e cila mbështet opozitën.
Top Channel