Teksa është në panik duke luftuar një virus vrasës që ka infektuar 17,459 njerëz në të gjithë botën, Kina ka njoftuar se gripi i shpendëve H5N1, ka infektuar kafshët në një fermë në provincën Hunan
Prandaj po varrosen të gjallë zogj pulash dhe shpendë të tjerë të gjallë si një masë dëshpërimi për të parandaluar një shpërthim të gripit të shpendëve, siç dëshmojnë pamjet tronditëse të shpërndara në internet.
Më shumë se 4,000 zogj kanë vdekur tashmë.
Infeksioni i gripit të shpendëve H5N1 te njerëzit ka një shkallë vdekshmërie prej rreth 60%, por nuk përhapet nga personi në person dhe zakonisht kapet nga fermerët, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.
Disa pamje thuhet se tregojnë se si zogjtë derdhen në një gropë të thellë në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit.
Nuk është e qartë saktësisht se ku janë marrë pamjet, por pamjet u ndanë në Twitter nga Harry Chen i cili i shoqëroi ata me një titull duke i kërkuar Kinës të “pastronte aktin e tyre”.
Top Channel