Vendi ku u vra terroristit Sudesh Amman, në rrugën Streatham është kthyer në burim lajmi për mediat angleze. Ndërkohë kamerat kanë kapur edhe një moment aspak etik të një polici që ishte brenda zonës së rrethuar me shiritat e skenës së krimit.
Në video shihet teksa polici në fjalë përpiqet të dhurojë spektakël duke hedhur kapelën me pjesën e pasme të kokës dhe tenton ta kapi me duar, por që në fund dështon. ai përpiqet ta bëjë për të dytën herë këtë veprim por prapë dështon. Ndërkohë këto moment e kanë fiksuar kamerat e gazetarëve që ishin në vendin e ngjarjes për të raportuar duke u bërë më pas virale në rrjet.
Ai ka marrë shumë kritika dhe komente por ka patur edhe nga ata që videoja e tij i ka bërë për të qeshur.
Kujtojmë se një ditë më parë Sudesh Amman u qëllua për vdekje në trotuarin e Streatham pasi më parë me anë të një thike të madhe kishte lënë të plagosur tre persona. Rasti në fjalë u cilësua si akt terrorist.
Top Channel