Në një kohë ku efektivët e “Operacionit Forca e Ligjit” nisën ditën e parë të punës,  në terren duke rrethuar kompleksin Golden në Shijak, kryeministri Edi Rama i pari dhe më pas kreu opozitës Lulzim Basha e vijuan debatin për ligjshmërinë e paketës KÇK, përmes Twitter.

EDI RAMA-   “PD ve në dyshim kushtetutshmërinë e paketës anti KÇK? Asnjë surprizë! As kanë parë gjë akoma po as kemi dëgjuar gjë akoma nga goja e tyre! Krimin e kanë mjet politik kundër qeverisë, por s’e kanë pasur kurrë në shënjestrën e tyre! Përkundrazi! E kanë udhqyer e janë ushqyer prej tij”.

“Rama ka frikë nga hija e vet. Është tmerruar nga ligjet e veta” thotë Lulzim Basha në krye të përgjigjes .

LULZIM BASHA-   I rrethuar nga kriminelë e mafiozë,ai vazhdon ti mbrojë ata me gjithçka ka në dorë. Edi Rama gënjen sa herë që hap gojën; pretendon se po lufton krimin kur në fakt mishërimi më i qartë i KÇK është…vetë qeveria e tij”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA