Mrekulli! Viçi me kokë të deformuar dhe një këmbë shtesë rrëmben zemrën e rrjetit

03/02/2020 12:33

“Fat i mirë”, kështu e ka cilësuar fermerja Melissa Culverson një viç të lindur me kokë të deformuar dhe një këmbë shtesë.

Ajo shpreson që kafsha e lindur një muaj më parë të mund të ndalojë thatësirën në vend.  Siç mund ta shihni edhe në fotografinë e publikuar nga vetë fermerja, në shpinën e viçit vihet re një këmbë, ndërkohë që në kokën e tij gjenden disa gunga.

“Uau sa interesante. Për fat të mirë viçi është i shëndetshëm. Sa gjë e mrekullueshme”, shkruan një komentuese.

Thuhet se viçi ka lindur me një defekt gjenetik të quajtur Development Duplication (DD), i njohur ndryshe edhe si polymelia. Kjo është një gjendje gjenetike, e cila ndikon te bagëtitë Angus dhe Angus dhe bën që këto të fundit të rriten me një gjymtyrë shtesë.

Në shumicën e rasteve, bagëtitë e lindura me deformime janë gjithsesi në gjendje të jetojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA