Qeveria kineze ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkaktimin e panikut sa i takon reagimit mbi shpërthimin e koronavirusit.
Kjo deklaratë pason vendimin e SHBA për të shpallur një emergjencë shëndetësore publike dhe për të mohuar hyrjen e shtetasve të huaj që kishin vizituar Kinën në dy javët e fundit.
Aktualisht ka më shumë se 17,000 raste të konfirmuara të virusit në Kinë, ndërkohë që jashtë Kinës, ka më shumë se 150 raste të konfirmuara të virusit – dhe një vdekje, në Filipine.
Çfarë tjetër tha Kina?
Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying tha se veprimet e SHBA “mund të krijojnë dhe përhapin frikë” në vend që të ofrojnë ndihmë – duke thënë se ishte vendi i parë që vendosi një ndalim udhëtimi për udhëtarët kinezë dhe i pari që sugjeroi një tërheqje të pjesshme e stafit të saj të ambasadës.
“Janë pikërisht vendet e zhvilluara si SH.B.A. me aftësi të forta parandaluese të epidemisë … që kanë marrë rolin kryesor në vendosjen e kufizimeve të tepërta në kundërshtim me rekomandimet e OBSH-së”, u tha ndër të tjera, sipas një raporti të Reuters.
Një pjesë e vogël e vendeve si Australia gjithashtu vendosën një ndalim hyrjeje për udhëtarët kinezë, menjëherë pas ndalimit të SH.B.A.
Top Channel