Zona e ish-tregut elektrik do të kthehet tanimë në një park me hapësira shplodhëse dhe gjelbërim larg asaj situate kaotike që ofrohej deri më tani.

Në këtë zonë ishin vendosur 79 subjekte të licensuara që tregtonin material elektrike dhe jo vetëm. Bashkia e Tiranës I kishte njoftuar se para një viti, që do të largoheshin për në zonën e Shkozës, por ata kishin refuzuar.

Ndërkohë, para pak ditësh ish-tregu elektrik u boshatis. Përveç zonës ku ishte tregu më parë të gjitha rrugët do të rikonstruktohen duke I dhënë të gjithë zonës një tjetër pamje.

Për më tepër ndiqni kronikën e përgatitur nga gazetarja jonë, Alma Demiraj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA