Debat i fortë në Greqi për lirinë artistike, ndërpritet koncerti për shkak të gjuhës së këngës
Planet britanike për dislokimin gjuajtësit të ri të frikshëm Tempest Fighter deri në vitin 2035 janë plotësisht realiste, tha dje një ekspert i industrisë ushtarake, nëse investohen paratë e kërkuara.
Tempest do të zëvendësojë abvionët luftarakë britanikë Typhoon deri në mesin e vvviteve 2030, dhe po zhvillohet nga Britania në bashkëpunim me Italinë e Suedinë. avioni parashikohet të ketë armë lazeri hipersonike dhe do të shoqërohet në betejë nga një tufë mjetesh ajrore dytësore përfshi dhe dronë gjysmë-autonomë.
Paul Everitt, kreu i grupit britanik ADS për mbrojtjen sigurinë, luftën ajrore dhe hapësinore, tha: “Është diçka shumë emocionuese dhe realiste, tufat e dronëve dhe energjia e tyre. Ky nuk është zëvendësim për avionët aktualë por koncepti sesi e imagjinojmë fuqinë ajrore në të ardhmen.”
Grupi i prodhimit të Tempest përbëhet nga BAE Systems, MBDA Missile Systems, Rolls Royce, dhe ministria britanike e mbrojtjes, tha Everitt.

Top Channel