
Në këtë situatë të rënduar gripale ku më të prekurit duket se janë fëmijët e vegjël dhe ku prindërit të gjithë i drejtohen shërbimit të urgjencës në pediatri edhe kur nuk është e domosdoshme, në këtë shërbim ofrohet shërbim mjekësor vetëm nga dy mjekë.
“Ora shënon 10:25 dhe oborri i pediatrisë është i mbushur me prindër dhe fëmijë që presin të kontaktojnë mjekun ndërkohë që në radhë është numri 105 i cili pret të kontaktojë mjekun”.
Vizitat mjekësore në këtë shërbim në 24 arrijnë deri në 400. Për të përballuar orët e darkës kur dhe rritet fluksi i vizitave ka urdhëruar që mjekët e familjes të qendrave shëndetësore të formojnë shërbim në pediatër gjë që duket absurde pasi një mjek familje nuk mundte kurrsesi të zëvendësojë një mjek pediatër. Ndërkohë numri i të prekurve nga dy viruset, gripit dhe virozat e shumta që qarkullojnë është në rritje.
Top Channel