Spitalet kineze lirojnë 243 pacientë të rikuperuar nga koronavirusi vrasës

01/02/2020 16:49

Autoritetet kineze njoftuan sot se një total prej 243 pacientësh të infektuar me koronavirusin e ri janë liruar deri të shtunën nga spitalet pas rekuperimit të plotë.

Zyrtarët e Komisionit Kombëtar Shëndetësor thanë se të premten u lanë të lirë 72 njerëz pas rikuperimit.

Pacientët mund të lirohen kur simptomat e tyre lehtësohen dhe temperatura mbetet në nivelet normale për të paktën tre ditë, si dhe kur testet e acidit nukleik tregojnë dy herë rezultat negativ, thanë autoritetet kineze.

Ndërkohë deri mëngjesin e të shtunës 259 njerëz kanë vdekur dhe 11,791 raste të konfirmuara të koronavirusit të ri janë raportuar në 31 provincat kineze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA