Vitin e kaluar emigrantët shqiptarë dërguan 1.5 miliardë dollarë për familjet dhe të afërmit e tyre në Shqipëri.

Nga këto 57 për qind ose rreth 850 milionë dollarë u dërguan përmes operatorëve të transferimit të parave. Por Banka Botërore ngre alarmin se emigrantët shqiptarë po paguajnë haraç të shtrenjtë për të dërguar para tek familjet e tyre dhe sipas saj, kostot e dërgimit të parave në Shqipëri janë më të shtrenjta edhe se në Afrike. Arsyet shtjellohen në një raport zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Western Union dhe Money Gram, veprojnë si një duopol, duke bërë që i gjithë fluksi i remitancave të përqendrohet tek OTP-të. Ekzistojnë raste të kushteve të ekskluzivitetit të aplikuara nga disa ofrues të caktuar tek agjentët e tyre. Kjo praktikë zakonisht aplikohet për të reduktuar konkurrencën dhe mund të jetë një faktor që ndikon në kostot e larta të shërbimit të remitancave

Kjo është kostoja e dërgimit të parave nga zvicra për në Shqipëri sipas tabelave të Bankës Botërore. Siç duket qartë, tek Western Union, që ka dhe pjesën dërrmuese të tregut, për të dërguar 160 franga duhet të paguash 44 franga komision. pra 27 për qind, kur në Afrikë komisionet e transfertave janë vetëm 10 për qind.

Prej vendet e tjera të Europës kostot e dërgimit të parave janë më të ulëta duke u vërtitur rreth 10 për qind. Por sipas bankës Botërore kjo është ndër kostot më të larta në botë dhe e krahasueshme vetëm me vendet e Afrikës.

Tregu duopol nuk është arsyeja e vetme se pse shqiptarët paguajnë shtrenjtë. Një hulumtim i gazetës shqip gjeti se union net, agjenti vendas që ka franchisen e western union për vendin tonë, aplikon tarifa dërgimi deri në tre herë më të larta se sa kompania mëmë.

Prej më shumë se dy dekadash, emigrantët shqiptarë paguajnë kosto të jashtëzakonshme për të dërguar para tek familjet e tyre. Sipas organizatës së kombeve të bashkuara dhe bankës botërore, këto komisione të larta bien kryesisht mbi familjet e varfa, që janë dhe përfituesit kryesor të remitancave. Për këtë arsye, OK ka vendosur si objektiv që kostot ë dërgesave të mos kalojnë shifrën 3 për qind. Por në Shqipëri sot paguhet 7 herë më shumë falë duopolit te kryesuar nga union net.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA