24/12 23:26
Bilanci i katër muajve të fundit të kompanisë Amazon regjistroi një performancë të mahnitshme në fushën e të ardhurave.
Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos fitoi 13.2 miliardë dollarë në vetëm 15 minuta, kjo shifër rekord u arrit të enjten që lamë pas (datë 30 janar), pasi aksionet e kompanisë u rritën me 12% në Bursën e New York-ut.
Me fitimet e reja, pasuria e Jeff mund të ketë arritur vlerën e 129.5 miliardë dollarësh, sipas Indeksit të Bloomberg Billionaires. Aksionet e Amazon gjithashtu u rritën në vlerën e tregut me 90 miliardë dollarë. Biznesmeni konsiderohet si njeriu më i pasur në planet i ndjekur pas nga themeluesi i Microsoft Bill Gates.
Top Channel