Lidhja Arabe refuzon propozimin e paqes së Trump në samitin e Kairos

01/02/2020 19:26

Lidhja Arabe ka rrëzuar sot planin e paqes së Presidentit Donald Trump duke thënë se kjo nuk do të çonte te zgjidhja e konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës.

Vendet anëtare u mblodhën në Kairo për të diskutuar marrëveshjen, e lartësuar nga Trump si “marrëveshja e shekullit,” por presidenti palestinez Mahmood Abbas njoftoi se do të ndërpresë të gjitha lidhjet me SHBA dhe Izraelin pasi nuk dëshiron që të mbetet në histori si njeriu që “shiti Jerusalemin.”

Lidhja Arabe tha njëzëri se pasi ka studiuar me kujdes pozicionin amerikane, vendoset përkrah Abbas duke mbështetur refuzimin unanim të planit. “Marrëveshja nuk do të sillte një zgjidhje të konfliktit mes dy palëve prandaj Lidhja nuk do të bashkëpunojë me SHBA për implementimin e saj”, thuhet në komunikatën e përbashkët.

Marrëveshja e SHBA kërkon legalizimin e të gjitha kolonive të reja hebreje në tokat pushtuara palestineze në Bregun Perëndimor, si dhe propozon një shtet palestinez me kryeqytet jashtë Jeruzalemit Lindor, që konsiderohet i shenjtë nga muslimanët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA