Një burrë vdiq nga helmimi me tym pas zjarrvënies së një supermarketi dje në kryeqytetin e Kilit dhe një tjetër vdiq nga plagët e marra gjatë përleshjeve me policinë, duke e çuar në katër numrin e viktimave të trazirave gjatë një jave.
Protestat e nisura që në tetor prej ngritjes së çmimit të biletave të metrosë dukej se ishin qetësuar gjatë pushimeve të verës dhe fundvitit, por një valë e re është ka nisur kësaj jave.
Një grup demonstruesish vodhën e më pas i vunë zjarrin një supermarketi në jug të Santiagos mëngjesin e të premtes dhe kur erdhën zjarrfikësit gjetën një njeri të vdekur dhe dy të tjerë që vuanin nga asfiksia.
Ndërsa viktima e dytë ishte qëlluar në kokë gjatë protestës pranë një stacioni policie në Santiago.
Të mërkurën një i ri vdiq pasi u godit nga një autobus i marrë peng ndërsa të martën një tifoz futbolli u vra pas goditjes nga furgoni i policisë.
Të paktën 27 njerëz janë vrarë që prej nisjes së protestave që tashmë janë kthyer në një shfaqje të gjerë pakënaqësie ndaj presidentit miliarder Sebastian Pinera dhe qeverisë së tij.
Top Channel