Kanadaja ndalon zyrtarisht performancat me delfinë e orka në parqe ujore

01/02/2020 20:52

Në një fitore madhore për mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, Kanada ka ndaluar sot rritjen e shumëfishimin e mbajtjen në kushte artificiale të delfinëve e balenave për qëllime zbavitjeje.

Ligi i kaluar kësaj jave siguron që gjitarët detare, të njohur ndryshe si cetaceanë, të mos bëhen më objekt i traumës së mbajtjes të mbyllur në parqet ujore të zbavitjes, çka aktivistët prej kohësh kanë cilësuar si një sistem alternativ i mizorisë ndaj kafshëve.

Ligji parandalon gjithashtu ndalimin e praktikave të shumimit të këtyre kafshëve për qëllime import-eksporti.

Por krritikët thonë se ligji nuk përfshin disa përjashtime që lejojnë që kafshët që janë tashmë të mbajtura në këtë stil jetese të mund të rehabilitohen nga plagët e tyre fizike ose psikologjike . Akuariumet, parqet ujore dhe kopshtet zoologjikë do të mund të vazhdojnë aktivitetin e tyre por vetëm me kafshët që zotërojnë aktualisht dhe nuk do të mund t’i zëvendësojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA