Teksa Britania doli zyrtarisht nga Bashkimi Evropian pas 47 vjet anëtarësie, ministrja greke e kulturës tha se Athina do të përshkallëzojë përpjekjet për kthimin e statujave të mermerta të Panteonit nga Britania.
Duke folur me agjencinë Reuters, Mendoni tha se tashmë kushtet janë pjekur për kthimin e mermereve të çmuara, pjesë e trashëgimisë së madhe të popullit grek.
“Ka një ndryshim mentaliteti, fakti që Britania po e distancon veten nga familja evropiane kur bëhemi 200 vjet nga revolucioni grek. Mendoj se janë kushtet e duhura për kthimin e tyre të përhershëm”, tha ministrja e kulturës.
Të premten Britania doli nga BE pas tre vjet negociatash, demonstratash dhe zgjedhjesh, që sollën trazira të pazakonta për Britaninë.
Momenti historik u prit me keqardhje në Skoci e Irlandë kurse në Londër me mitingje festive.
Greqia ka në plan të mbajë vente madhore kulturore gjatë vitit 2021 kur shënon 200 vjetorin e revolucionit të revoltës nga pushtimi otoman.
Top Channel