“Facebook” do të fillojë të fshijë lajmet e rreme dhe teoritë konspirative në lidhje me koronavirusin, me shpresën se në këtë mënyrë, do të arrijë të ndihmojë në luftën kundër përhapjes së shpejtë të njoftimeve dezinformuese mbi shpërthimin viral që ka marrë gati 260 jetë njerëzish.
Përhapja e virusit që detyroi Organizatën Botërore të Shëndetësisë të shpallte emergjencën globale, përbën dhe sprovën më të fundit përballë të cilës vendosen rrjetet sociale lidhur me frenimin e fake news. Një prej informacioneve më të rrezikshme që po qarkullon lidhur me sëmundjen është se po të pihet zbardhues, virusi shkatërrohet.
Ka dhe disa teori të tjera konspirative për të cilat organizatat kryesore globale dhe autoritetet lokale shëndetësore, paralajmërojnë se mund të jenë mjaft të dëmshme për njerëzit që i besojnë. Facebook-u e ka një politikë ekzistuese e cila dikton heqjen e informacioneve të konsideruara se mund të çojnë në dëmtimin fizik të përdoruesve. Ajo e ka përdorur politikën në fjalë në të kaluarën për të fshirë përmbajtjen dezinformuese të lidhura me vaksinat, edhe pse raste të tilla kanë qenë të rralla.
Top Channel