Investitori miliarder George Soros ka bërë thirrje që kreu i Facebook, Mark Zuckerberg dhe zëvendësja e tij të largohen sa më shpejt nga gjiganti i rrjeteve sociale, duke i akuzuar se po kërkojnë të nxjerrin “fitime maksimale” pa marrë parasysh pasojat, duke iu referuar njëfarë kthese pro-Trump në politikat e gjigandit të rrjeteve sociale.
“Zuckerberg dhe zëvendësja e tij Sheryl Sandberg ndjekin vetëm një parim udhëheqës; maksimizimin e fitimeve pa marrë parasysh pasojat, por shpërndarja e lajmeve të rreme është e dënueshme”, tha Soros duke akuzuar rrjetin se ruan një linjë marrëveshjeje me presidentin amerikan Donald Trump.
“Facebook do të ndihmojë Presidentin Trump të rizgjidhet në post dhe Trump do t’ia kthejë favorin duke mbrojtur Facebook nga entet rregulatore e media,” tha Soros.
Top Channel