Dy shtetas kanë rënë në pranga nga policia e Durrësit, ndërkohë që është ndaluar një tjetër i shpallur në kërkim kombëtar.

Kështu u ndalua E.T., 38 vjeç, banues në Mëzezë, Tiranë. Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë A.Gj.,15 vjeç, banues në Durrës, pasi për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A.D., 15 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga ana tjetër në pranga ra edhe B.SH.,49 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Vjedhja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të pa rregullt”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA