Në kuadër të njohjes me institucionet dhe politikën shqiptare, ambasadorja e e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim takoi këtë të premte Ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku.
Ndërkohë ka qenë Ambasada Amerikane që ka reaguar për këtë takim duke bërë të ditur se ambasadorja Yuri Kim gjatë takimit me ministren Balluku, vuri theksin tek lidhjet e biznesit dhe investimeve midis SHBA dhe Shqipërisë. Ambasadorja nënvizoi se si projekte të suksesshme infrastrukture mund të sjellin zhvillim dhe vende pune për shqiptarët dhe amerikanë
“Gjatë bisedës së saj sot me Ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim vuri theksin në synimin e misionit për rritjen e lidhjeve të biznesit dhe investimeve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Ambasadorja nënvizoi se si projekte të suksesshme infrastrukture mund të sjellin zhvillim dhe vende pune për shqiptarët dhe amerikanët. #ShbaQendronKrahShqiperise” shkruan Ambasada Amerikane ne Tiranë.
Top Channel