Ditën e sotme është mbajtur një takimi ku të pranishëm kanë qenë ministria Etilda Gjonaj, ambasadori i BE-së Luigi Soreca, si dhe Yuri Kim, ambasadore e SHBA-ve.

Në fjalën es saj ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim është shprehur se të gjithë janë për të njëjtin qëllim, për ti shërbyer Shqipërisë pavarësisht se nga cila kombësi janë.

Pjesë nga fjala e Kim:

Është e vështirë që të besoj që kam vetëm nëntë ditë në Shqipëri, në këto nëntë ditë kam takuar Presidentit e Republikës, Kryetarin Kuvendit dhe sot në mëngjes Kryeministrin e Shqipërisë dhe shumë ministra të tjerë duke përfshirë ministren Gjonaj.

Kam pasur nderin të takohem me pjesën më të madhe prej jush dhe mund të dukem si një manjetofon i prishur pasi kam thënë të njëjtat gjëra duke ngulmuar se sa e rëndësishme është reforma në drejtësi.

Dua të falenderoj ambasadorin Soreca, jo vetëm për fjalët e ngrohta, por edhe për fjalimin e shkëlqyer për reformën në drejtësi.

Ne jemi të gjithë në një krahë.

Për të gjithë ne që ndodhemi në këtë sallë, ndonëse jemi gjerman, amerikan, shqiptar jemi të gjithë shërbyes publik.

Ajo ka shtuar se në këtë reformë janë “krah për krah” me ne.

Dhe në fakt për mua teksa shikoj këtë sallë me persona në fushën e drejtësisë mendoj për dy personalitet të jashtëzakonshëm. Për Skënderbeun dhe Washington.

Unë besoj se fryma e Skënderbeut është prezent në Shqipëri, po ashtu mendoj se fryma e Washingtonit është këtu.

Edhe besoj plotësisht se si fryma e Skënderbeut dhe Washingtonit janë të gjallë këtu dhe në aty frymë dua që tu them që ta mbani të gjallë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA